Me armë dhe kanabis në makinë, pranga të riut në Tiranë

Kronikë e zezë

Me armë dhe kanabis në makinë, pranga të riut në Tiranë

Më: 28 mars 2019 Në ora: 09:09
Ilustrim

Një person është vënë në prangat e policisë së Tiranës, i kapur me armë me vete dhe lëndë narkotike.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.1, arrestuan në flagrancë 22-vjeçarin M. G., banues në Fier.

Mbrëmjen e kësaj të mërkure, në rrugën “Kostandin Kristoforidhi” është ndaluar për kontroll mjeti me drejtues shtetasin M. G.

Gjatë kontrollit fizik drejtuesit të mjetit, i është gjetur një pistoletë tip “Zaatava” me krehër pa fishekë dhe 0.8 gramë lëndë e dyshuar kanabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat