Ushtari i Camorra-s tregon si e ekzekutuan shqiptarin 20 vite më parë

Kronikë e zezë

Ushtari i Camorra-s tregon si e ekzekutuan shqiptarin 20 vite më parë

Më: 28 mars 2019 Në ora: 11:46
Giovanni Cascarino

 

Ka vendosur të bashkëpunojë me drejtësinë italiane GiovanniCascarino, i njohur për lidhjen me klanin e Camorras. Gjatë këtij bashkëpunimi ka rrëfyer vrasjen e një shqiptari në 1999 në Capua.

Në lidhje me rastin e shqiptarit ai shprehet se ky ishte një ndëshkim për viktimën, i cili së bashku me të vëllanë, kishte keqtrajtuar dhe detyruar një vajzë të punonte si prostitutë, me të cilën Cascarinokishte një lidhje fikse dhe kishte rënë në dashuri.

“E vrava se rashë në dashuri me vajzën që ai e shfrytëzonte si prostitutë dhe nuk e linte të lirë”.-tha Giovanni Cascarino, në procesin gjyqësor të vrasjes së Halim Margegaj, 20 vite më parë në Capua. Shqiptari u ekzekutua me pistoletë në një atentat, ku mbeti i plagosur edhe i vëllai.

Giovanni Cascarino ka treguar në gjykatën e Apelit krimin e vitit 1999, duke zbuluar edhe emrin e bashkëpunëtorit, Mario Cuoco. Të dy italianët, siç raportojnë mediat lokale, kanë qenë të lidhur me klanin mafioz të Camorra-s, “La Torre”.

Prokurori, pasi dëgjoi rrëfimin, kërkoi dënimin me 18 vite burgim për GiovanniCascarino-n, autori i vrasjes dhe 16 vite burg për Mario Cuoco-n, si bashkëpunëtor në krim.

Ai tha se ra në dashuri me një vajë të quajtur Sonia, që detyrohej të prostituohej në afërsi të Capua-s. Me të, kishte krijuar një lidhje dashurore, por Halim Margegaj, tutori i vajzës, nuk kishte ndërmend ta linte të lirë, dhe bashkë me të vëllanë e rrëmbyen dhe e keqtrajtuan për disa muaj, vijon rrëfimi. Sipas italianit ky episod e kishte detyruar të hakmerrej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat