Rrahje në një restorant në Deçan, dy të arrestuar

Kronikë e zezë

Rrahje në një restorant në Deçan, dy të arrestuar

Më: 28 mars 2019 Në ora: 13:45
Ilustrim

Policia e Kosovës njofton se në një restorant në Deçan, ka ndodhur një incident në mes të disa personave, të cilët fillimisht janë fjalosur dhe më pas janë përleshur edhe fizikisht.

Policia njofton se ka  intervistuar ankuesit (viktimat), dëshmitarët dhe dy persona të dyshuar: V. R. i lindur me 1982 dhe J. B. i lindur 1972.

Të dyshuarit janë arrestuar, ku i dyshuari i parë është ndaluar për 48 orë, ndërsa i dyshuari i dytë është liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit të shtetit.

Rasti është duke u hetuar në bashkëpunim të plotë me Prokurorinë e Shtetit për të sqaruar rrethanat dhe motivin e rastit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat