Nuk i ndalet policëve dhe braktis automjetin

Kronikë e zezë

Nuk i ndalet policëve dhe braktis automjetin

Më: 29 mars 2019 Në ora: 12:14
Ilustrim

Një person në Prishtinë nuk është ndalur në shenjën e dhënë nga zyrtarët policorë në detyrë, me ç’rast ka ikur nga vendi i ngjarjes e më pas edhe ka braktisur automjetin.

Sipas Policisë, automjeti në fjalë është konfiskuar, ndërsa i dyshuari përmes verifikimit të automjetit është identifikuar dhe është paraqitur në Polici.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, lirohet në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat