Del fotografia e policit që dyshohet se vrau veten në Pejë

Kronikë e zezë

Del fotografia e policit që dyshohet se vrau veten në Pejë

Më: 30 mars 2019 Në ora: 23:08
Foto ilustrim

Një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete para pak minutave në Pejë. Policia dhe prokuroria ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

Dyshimet e para thonë se ka të bëjë me vetëvrasje, tha Shkodran Nikçi zëdhënës në Prokurorinë Themelore të Pejës.

“Me të marr informatën prokurori, kujdestar i Departamenti për Krime të Rënda me Prokurorinë Themelore në Pejë ka dal në vend të ngjarjes së bashku me njësitet e tjera relevante policore. Dyshohet se kemi të bëjmë me një vetëvrasje me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për otupsion”, ka thënë Nikçi.

Të afërm të viktimës thanë se ai ka qenë polic me profesion. Mësohet se polici që vrau veten është B. Xh.

Image

Xh është gjetur i vdekur te Fabrika e Tullave në Pejë. Ai ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe punonte në pikën kufitare në Kullë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat