I shkojnë me veturë në autolarje dhe e kërcënojnë me armë

Kronikë e zezë

I shkojnë me veturë në autolarje dhe e kërcënojnë me armë

Më: 31 mars 2019 Në ora: 12:34
Foto ilustrim

Të shtunën në Prishtinë një person është kërcënuar me armë zjarri.

“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se derisa kishte qenë në vendin e punës në autolarje aty kishin shkuar me një veturë dy të dyshuar meshkuj të panjohur për viktimën njëri prej tyre e kishte sulmuar kurse tjetri ja kishte ekspozuar një armë të shkurtë dhe kishte kërcënuar”, thuhet në raportin policor.

Të dyshuarit janë larguar me veturë nga vendi i ngjarjes dhe nuk është raportuar për të lënduar.

Rasti është duke u hetuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat