Shpërthimi në Vlorë, djali i vendosi eksploziv banesës së babait

Kronikë e zezë

Shpërthimi në Vlorë, djali i vendosi eksploziv banesës së babait

Më: 31 mars 2019 Në ora: 14:41
Shtepia

Janë zbardhur detaje të reja nga shpërthimi i lëndës eksplozive në oborrin e banesës së shtetasit Fredi Osmanaj në Vlorë.

Policia e Vlorës raporton se ekplozivi është vendosur nga djali i pronarit të banesës, me inciale E. O., i cili është shpallur në kërkim nga policia.

Shpërthimi, i cili ndodhi në orët e para të mëngjesit të së shtunës, mësohet se ka ndodhur për motive pronësie dhe për shkak të konflikteve të vazhdueshme mes babait e djalit.

"Nga tërësia e veprimeve hetimore të kyera ka rezultuar se autor i dyshuar i ngjarjes të jetë i biri i pronarit të banesës, shtetasi E.O. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive pronësie dhe konflikteve të vazhdueshme midis tyre. Vijon puna për kapjen e E. O., të shpallur në kërkim,"-raporton policia.

Ngjarja ndodhi rreth orës 00:40 të mëngjesit të 30 marsit në lagjen "28 Nëntori".  Momentin e ngjarjes, familja Osmani ndodhej në banesë, por fatmirësisht shpërthimi nuk shkaktoi të lënduar por vetëm dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat