Rrihet për vdekje 66-vjeçari nga nipi i vet

Kronikë e zezë

Rrihet për vdekje 66-vjeçari nga nipi i vet

Më: 31 mars 2019 Në ora: 18:39
Foto ilustrim

Gjashtëdhjetë e gjashtëvjeçari S.M. nga Koçani, i cili ishte sulmuar fizikisht në shtëpinë e tij, nga nipi i tij V.Z. (19), ka vdekur dje rreth orës 13:00 në Spitalin Klinik të Shtipit.

Siç kumtoi policia e Maqedonisë së Veriut, S.M.-së nga i nipi i janë shkaktuar lëndime me shufër metalike dhe me gur në pjesën e kokës.

Trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi. V.Z. është shoqëruar në polici dhe është ndaluar në Stacionin Policor të Koçanit për procedurë të mëtejme.

Për rastin është njoftuar prokurori publik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat