Policia jep detaje të reja për aksidentin ku mbeti i vdekur një person dhe tre të tjerë të lënduar

Kronikë e zezë

Policia jep detaje të reja për aksidentin ku mbeti i vdekur një person dhe tre të tjerë të lënduar

Më: 31 mars 2019 Në ora: 23:09
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar, dy prej tyre më rëndë, si pasojë e një aksidenti të komunikacionit që ka ndodhur sonte rreth orës 21.15, afër fshatit Celinë të Rahovecit.

Drejtori rajonal i policisë në Gjakovë Ahmet Hasi ka bërë të ditur përmes telefonit për KosovaPress se aksidenti ka ndodhur ndërmjet dy automjeteve, ku në vendin e ngjarjes ka mbetur një vdekur, derisa personat e lënduar janë dërguar në emergjencën në Gjakovë.

“Aksidenti ka ndodhur para një ore në afërsi të Celinës, në të cilën janë përfshirë dy automjete. Janë një i vdekur dhe katër të lënduar, dy prej tyre në gjendje më të rëndë”, ka thënë Hasi.

Personat e lënduarit janë nxjerrë nga veturat me ndihmën e zjarrfikësve për shkak të dëmit të madh të shkaktuar në vetura si pasojë e ndeshjes.

Sipas dyshimeve të para, shkak i aksidentit mund të ketë qenë tejkalimi i shpejtësisë në rrugë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat