Ambulanca me shpejtësi humb kontrollin, përfundon në kanal

Kronikë e zezë

Ambulanca me shpejtësi humb kontrollin, përfundon në kanal

Më: 1 prill 2019 Në ora: 15:34
Pamje nga aksidenti

Një ambulancë raportohet të ketë rënë paraditen e sotme në kanal, në Maminas të Durrësit. Siç duket edhe nga fotoja, ambulanca është përmbysur në një pjesë të rrugës.

Ambulanca që vinte nga qyteti i Vlorës, është aksidentuar në Maminas, në rrugën për të shkuar në Tiranë.

Mësohet se brenda ambulancës ndodhej vetëm shoferi dhe fatmirësisht nuk ka pasur pacientë për tu transportuar në spital.

Në një moment, drejtuesi ka humbur drejtimin e ambulancës e cila më pas ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal.

Dyshohet që shkak për aksidentin të ketë qenë shpejtësia tej normave të qarkullimit rrugor.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat