U vetëvar në qeli rreth dy javë më parë, humb jetën i burgosuri te Trauma

Kronikë e zezë

U vetëvar në qeli rreth dy javë më parë, humb jetën i burgosuri te Trauma

Më: 1 prill 2019 Në ora: 16:02
Ilustrim

Një prej të burgosurve në IEPV-në e Beratit ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë ditën e djeshme.  38-vjeçari, Bujar Murati nga fshati Lybeshë në Poliçan u vetëvar në qelinë e tij në 13 Mars 2019.

Ai vuante prej disa muajsh dënimin në IEPV-në e Beratit për “mashtrim” dhe u gjet i vetëvarur në qelinë e tij nga gardianët e turnit dhe u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal të Beratit.

Mjekët e këtij Spitali konfirmuan atë mbrëmje se Murati kishte pësuar vdekje klinike dhe kishte mbërritur në spital në gjendje kome.

Për këtë arsye mjekët e Repartit të Urgjencës së Spitalit të Beratit e nisën me ambulancë në Spitalin e Traumës në Tiranë për një trajtim më të specializuar. Por 38-vjeçari me gjithë trajtimet e marra për rreth 2-javë nuk ka mundur dot t’i shpëtojë vdekjes.

Ai ka vdekur në orët e para të mëngjesit të djeshëm dhe është përcjellë nga familjarët për në banesën e fundit në fshatin  e tij të lindjes në Lybeshë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat