Vrasja e Marvi Mihalit, gjykata mbyll shqyrtimin për 4 të pandehurit, Bitraj pranon krimin përmes avokatit

Kronikë e zezë

Vrasja e Marvi Mihalit, gjykata mbyll shqyrtimin për 4 të pandehurit, Bitraj pranon krimin përmes avokatit

Më: 1 prill 2019 Në ora: 16:07
Marvi Mihali

Gjykata e Tiranës mbylli shqyrtimin gjyqësor  për 4 të pandehurit, për vrasjen e Marvi Mihalit, verën e vitit 2017.

Gjatë seancës, mbrojtja e të pandehurve, Eugen Bitraj, Kridens dhe Marsel Alla, kërkuan pafajësi për akuzat e ngritura.

Ndërkohë, mbrojtja e Dejvis Bitrajt, kërkoi ndryshimin e veprës penale, duke pranuar vrasjen, por të kryer përtej kujfijve të mbrojtjes. Gjykata shtyu seancën dhe vendimin përfundimtar do ta jap në 11 prill, ora 12:00.

Ngjarja

Mavri Mihali u vra para dy vitesh, e cilësuar si vrasje për “një karikues”, sipas hetimeve viktima dhe Dejvi Bitraj janë konfliktuar në telefon për shkak se celulari që Mihali kishte blerë ishte me probleme.

Nderkohe, Bitraj pretendon se është ofenduar gjatë telefonatës. Ata kanë lënë të takohen për t’u sqaruar në vendin ku ndodhi vrasja, por sipas të arrestuarve, edhe aty Marvi Mihali i ka ofenduar.

Mes tyre fillimisht ka nisur një përleshje fizike, ndërsa 24-vjeçari Eugen Bitraj e ka goditur me thikë duke e lene te vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat