E goditën me sende të forta, plagoset 23-vjeçari. Policia arreston në flagrancë dy të rinjtë

Kronikë e zezë

E goditën me sende të forta, plagoset 23-vjeçari. Policia arreston në flagrancë dy të rinjtë

Më: 1 prill 2019 Në ora: 16:24
Pamje nga arrestimi

Sherri banal mes disa të rinjve ditën e djeshme ka degjeneruar me plagosje, ku një 23 vjeçar, banues në Klocë të Maliqit përfundoi në spital, ku po merre kura intensive nga mjeket.

Mësohet se policia ka arrestuar autorin e plagosjes, ai është identifikuar dhe arrestuar në flagrancë.

Personi që goditi 23 vjeçarin është banues në fshatin Kolanec dhe në shoqërinë e një 18-vjeçari, kanë plagosur me sende të forta dhe kanë kanosur shokun e të riut.

“Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:  •  U.Z, 26 vjeç, si edhe filluan procedimin  penal në gjendje të lirë ndaj  shtetasit:  •  L.H, 18 vjeç, banues në fshatin Kolanec.

Ditën e djeshme në fshatin Kolanec dy shtetasit e mësipërm, janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin M.K, 23 vjeç, banues në Klocë, ku gjatë konfliktit shtetasi U.Z, dyshohet se ka plagosur me send të fortë 23 vjeçarin, i cili ndodhet në Spital nën kujdesin intensiv të mjekëve, ndërsa shtetasi L.H, e ka kanosur.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Kanosja””, thekson Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat