Vodhi me dhunë kambistin, zbardhet dëshmia e grabitësit: Kishim borxhe

Kronikë e zezë

Vodhi me dhunë kambistin, zbardhet dëshmia e grabitësit: Kishim borxhe

Më: 1 prill 2019 Në ora: 16:30
Ilustrim

Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e sigurisë arrest me burg për të arrestuarit për vjedhjen me dhunë të kambistit Agron Shira, paraditen e së premtes. Në burg kanë mbetur Elvis Fata, Elbis Berisha, Blenard Hoxha dhe Xhoni Dino

Më herët prokuroria zbardhi dëshminë e Elvis Fatës. 35-vjeçari Tafa është një nga personat që u arrestua në flagrancë nga polici rrugor.

Para oficerëve të Policisë Gjyqësore Fata, ka deklaruar se e ka realizuar vjedhjen me dhunë të kambistit në bashkëpunim me Xhoni Dinon.

“Të premten dola nga shtëpia në 05:00 dhe shkova takova Xhoni Dinon tek “Kthesa e Kamzës. Atje kemi ndërruar rrobat dhe përmes një motorri të Xhonit kemi shkuar tek 9-katëshet.

Disa ditë më parë Xhoni më kishte treguar për vendin dhe personin që do grabisnim. Kur mbërritëm tek vendi kemi ndaluar motorin dhe kemi bërë sikur po i rregullonim gomën. Pas 20 minutash aty po kalonte kambisti me motor. Xhoni i ra me levë dhe ai ra nga motorri. Pasi i mori lekët hipëm në motorr ku i jepja unë dhe u drejtuam nga rruga e Barrikadave.

Tek kryqezimi pashë një makinë policie dhe desha të devijoj, por Xhoni më tha të ecja drejt. Meqë nuk iu binda ai më qëlloi me levë dhe kam humur ekuilibrin duke rënë nga motorri. Ai u largua me lekët”,- tregoi Fata.

I riu tregon ndër të tjera se janë detyruar nga dy persona të tjerë të kryejnë grabitjen, për shkak se iu kishin borxhe. “Për të kryer vjedhjen na kanë shtyrë Elvis Berisha dhe dhe Blenard Hoxha, të cilëve u kishim boxhe”,- tregoi ai më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat