I futen me forcë në veturë dhe ia vjedhin çantën

Kronikë e zezë

I futen me forcë në veturë dhe ia vjedhin çantën

Më: 3 prill 2019 Në ora: 11:37
Foto ilustrim

Një person në Gjakovë ka raportuar në Polici se persona të panjohur me forcë kanë hapur veturën e tij dhe kanë vjedhur një çantë dore, ku kishte një telefon mobil, para të gatshme dhe dokumentet e tij personale.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, njofton Policia e Kosovës.

Njësitet policore janë duke kryer hetime lidhur me rastin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat