E goditi vetura, humb jetën motoçiklisti

Kronikë e zezë

E goditi vetura, humb jetën motoçiklisti

Më: 3 prill 2019 Në ora: 11:39
Foto ilustrim

Një person ka humbur jetën mbrëmë në Viti si pasojë e një aksidenti komunikacioni ku janë përfshirë një motoçikletë dhe një veturë.

Policia ka raportuar se i ndjeri ka qenë duke drejtuar motoçikletën kur është goditur nga një veturë.

Si pasojë e lëndimeve të marra, motoçiklisti ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Sipas policisë, deri tek aksidenti ka ardhur si pasojë e pakujdesisë së drejtuesit të veturës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje ndërsa trupi i pajetë në IML për obduksion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat