Policia ndalon dy persona pasi tentuan ta kalojnë kufirin me substanca narkotike

Kronikë e zezë

Policia ndalon dy persona pasi tentuan ta kalojnë kufirin me substanca narkotike

Më: 3 prill 2019 Në ora: 11:46
Ilustrim

Njësia patrulluese në kufirin Kosovë-Maqedoni e Veriut gjatë mbrëmjes së kaluar ka arrestuar dy persona pasi që ata tentuan të kalojnë kufirin me substancë narkotike. 

Gjatë kontrollit të policisë, tek njëri person është gjetur një qese me substanca narkotike. 

Lidhur me rastin është njoftuar prokuroria dhe  për njërin nga të dyshuarit është lëshuar urdhërarrest që do ta ekzekutoj DPR Prishtinë. Rasti do të shkojnë në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat