Arrestohet një polic në Graçanicë, e pret suspendimi

Kronikë e zezë

Arrestohet një polic në Graçanicë, e pret suspendimi

Më: 4 prill 2019 Në ora: 17:20
Policia e Kosovës

Hetuesit e Departamentit të Hetimeve arrestuan sot një zyrtar policor nga stacioni policor Graçanicë në Prishtinë, pasi ka kryer veprën penale përvetësimi i kundërligjshëm i pasurisë me rastin e bastisjes apo ekzekutimit të vendimit gjyqësor sipas Kodit Penal të Kosovës.

Lidhur me këtë rast Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka kryer bastisjen e shtëpisë dhe zyrës së të dyshuarit, ku janë konfiskuar disa sende në cilësinë e provave materiale.

Me vendim të Prokurorit, ndaj zyrtarit të arrestuar policor është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Po ashtu, IPK-ja ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit për zyrtarin policor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat