Goditi me veturë këmbësorin, dënohet me tetë muaj burgim

Kronikë e zezë

Goditi me veturë këmbësorin, dënohet me tetë muaj burgim

Më: 5 prill 2019 Në ora: 12:05
Foto ilustrim

Sipas gjykatës, të akuzuarit i është shqiptuar edhe dënimi plotësues ndalimi i drejtimit të automjetit në afat prej dy vitesh. 

“I akuzuari F.A është akuzuar nga Prokuroria pasi që në vitin 2016 kishte drejtuar automjetin pa qenë i pajisur me patent shofer dhe duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës kishte kaluar në trotuar dhe kishte goditur të dëmtuarën D.P duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest të rregullt juridiko-civil”, thuhet në komunikatë.

Kundër këtij aktgjykimi, gjykata thotë se pala ka të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat