Flet gruaja e biznesmenit që e ekzekutuan në 5 sekonda

Kronikë e zezë

Flet gruaja e biznesmenit që e ekzekutuan në 5 sekonda

Më: 5 prill 2019 Në ora: 20:46
Yanniis Makris

Ekzekutimi i biznesmenit grek, Yanniis Makris, 46-vjeç, në Voula, të Greqisë në vetëm 5 sekonda tronditi opinionin publik, ndërsa vrasësi fillimisht u dyshua se ishte shqiptar.

Mediat e huaja dyshuan se ekzekutuesi ishte i paguar, por sot policia greke arrestoi autorin me origjinë bullgare, përkatësisht 31-vjeç. 

Këtë të premte në një show televiziv, në Greqi, gruaja e viktimës, Victoria Caryda deklaroi se ata që kanë kryer atentatin janë plehra, ndërsa theksoi se fëmijët e saj vazhdojnë të kërkojnë babin.

“Çfarë deklarate të bëj unë? Mbeturinat nuk duhet të ekzistojnë në tokë. Këta njerëz janë plehra. Unë nuk e di se çfarë mund të them tjetër. Unë besoj se ajo që do të bëhet, duhet të bëhet në mënyrë të ligjshme. Fëmijët janë gjithmonë në kërkim të tij. Çdo ditë e shoh burrin tim para meje. Fëmijët kërkojnë babanë e tyre çdo dhjetë minuta.”

Në pamje duket qartë se viktima është qëlluar pasi ka dalë nga shtëpia, brenda makinës tip “Smart”, të cilën e kishte parkuar në ambientet e jashtme.

Pasi Yanniis Makris ka hipur në makinë, ekzekutori afrohet me shpejtësi duke zbrazur armën mbi të dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i krimit.

Autori mbante në kokë një kapele të zezë dhe një xhaketë sportive me dy ngjyra, por edhe pantallona dhe këpucë me ngjyrë të zezë.

Në pamje duket se e gjithë skena e ekzekutimit ka zgjatur vetëm 5 sekonda, ky një veprim i shpejtë ç’ka i ka krijuar terren të përshtatshëm autorit të vrasjes të largohej.

Dyshimet për ekzekutimin e grekut janë të shumta, por si pistë kryesore po hetohet përplasje mes bandave dhe grupeve rivale në Greqi, aty ku funksionojnë edhe shqiptarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat