Operacioni/ Me heroinë, kokainë e amfetaminë, arrestohen shitësit shqiptarë të drogës në…

Kronikë e zezë

Operacioni/ Me heroinë, kokainë e amfetaminë, arrestohen shitësit shqiptarë të drogës në…

Më: 5 prill 2019 Në ora: 20:53
Droga

Tre të rinj shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë kantonale të Solothurn në Zvicër si të përfshirë në shitjen e lëndëve narkotike.

Policia zhvilloi kontrolle në një pronë Bettlach, ku gjatë kërkimeve në banesë u gjetën rreth 1.8 kilogram heroinë, 4 kilogramë amfetamine dhe rreth 50 gram kokainë, të cilat u konfiskuan.

Të tre shqiptarët midis moshës 20 dhe 23 vjeç, të cilët nuk kanë qëndrim të përhershëm në Zvicër, janë aktualisht në paraburgim për hetime të mëtejshme. Ndër të tjera, ata akuzohen për tregtinë e narkotikëve.

Me arrestimin e tre tregtarëve të dyshuar të drogës, autoritetet e zbatimit të ligjit të kantonit të Solothurn regjistrojnë hetimin e tretë të suksesshëm në fushën e krimeve të narkotikëve brenda një kohe të shkurtër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat