Vidhen paratë e një biznesi tek ish-kombinati

Kronikë e zezë

Vidhen paratë e një biznesi tek ish-kombinati

Më: 7 prill 2019 Në ora: 11:37
Foto ilustrim

Një biznes i ngritur tek ish-Kombinati i Tekstileve në Berat është vjedhur gjatë natës. Grabitësit kanë marrë një sasi parash, që ende nuk dihet se sa.

Vjedhja ka ndodhur gjatë natës nga persona ende të paidentifikuar.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ekspertët janë duke mbikqyruar zonën, gjurmët, provat e lënë nga hajdutët.

Informacion paraprak nga Policia

Në datën 07.04.2019, gjatë natës, tek ish Kombinati, persona të pa identifikuar, kanë hyrë në ambjentet e brendshme të një ndërrmarrjeje dhe kanë marrë një sasi lekësh.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë në vendngjarje po punojnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat