Grabitja në Rinas, gjendet një tjetër i vdekur

Kronikë e zezë

Grabitja në Rinas, gjendet një tjetër i vdekur

Më: 9 prill 2019 Në ora: 16:38
Pamje nga vendi i ngjarjes

Gjendet një i vdekur pranë Rinasit. Sipas informacioneve të para, policia ka gjetur një trup të pajetë pranë lumit Tërkuzë, rreth 10 km nga Rinasi.

Dyshohet se viktima ka lidhje me grabitjen e ndodhur sot rreth orës 15:00 në aeroportin e Rinasit.

Ndërkaq në Rinas kanë mbërritur edhe prokurorët Ndini Tavani dhe Kreshnik Ajazi.

Po kështu mësohet se policia ka gjetur një makinë duke u djegur në Shkallën e Tujanit në rrugën e Dajtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat