Gjendet i vdekur një 29-vjeçar në shtëpinë e tij në Prishtinë - Bota Sot
Gjendet i vdekur një 29-vjeçar në shtëpinë e tij në Prishtinë

Kronikë e zezë

Gjendet i vdekur një 29-vjeçar në shtëpinë e tij në Prishtinë

Më: 10 prill 2019 Në ora: 07:59
Foto ilustrim

Të martën në Prishtinë një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij

Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës, në rrugën “Enver Zyberi” në Prishtinë,  ku policia ka gjetur trupin e pajetë të një 29-vjeçari.

Policia e ka konfirmuar rastin duke thënë se me të dalë në vendin e ngjarjes së bashku me zjarrfikësit të cilët e kanë mundësuar hyrjen në shtëpi, e kanë gjetur trupin e pajetë të viktimës.

“Më 09.04.2019 rreth orës 05:00 policia ka marrë informatën për dyshimin se në një shtëpi në rrugën “Enver Zyberi” në Prishtinë gjendet një trup i pajetë. Policia menjëherë ka dale në vendin e ngjarjes dhe ka nisur me ndërmarrjen e vepimeve konform situates. Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe zjarrëfikësit të cilët kanë mundësuar depërtimin brenda shtëpisë në fjalë ku edhe është gjetur trupi i pajetë i një mashkulli 29 vjeç”, ka thënë policia.

Po ashtu policia bën të ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion ashtu që të përcaktohen shkaqet e vdekjes derisa policia ka vazhduar hetimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje me qëllim të sqarimit të plotë të saj.

Ndërkaq rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...