E mitura në Prishtinë thotë se një person tentoi ta përdhunojë

Kronikë e zezë

E mitura në Prishtinë thotë se një person tentoi ta përdhunojë

Më: 10 prill 2019 Në ora: 10:18
Foto ilustrim

Një femër e moshës së mitur, ka njoftuar Policinë se se para disa ditëve përmes rrjetit social “Instagram”,është njoftuar me një person, me të cilin është takuar disa herë, me ç’rast në takimin e fundit i dyshuari ka tentuar me dhunë të kryej marrëdhënie seksuale.

Viktima nuk ka pësuar lëndime trupore, njofton Policia. 

Viktima është intervistuar në prani të prindit-nënës dhe punëtorit të QPS, kurse të dyshuarit nuk i dihet adresa e banimit.

Me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat