Iu ndalua hyrja në Kosovë për 5 vjet, tenton të hyjë sërish

Kronikë e zezë

Iu ndalua hyrja në Kosovë për 5 vjet, tenton të hyjë sërish

Më: 10 prill 2019 Në ora: 10:24
Foto ilustrim

Një shtetase e Shqipërisë është arrestuar në pikën kufitare në Vermicë, pasiqë i është shmangur verifikimit dhe kontrollimit në pikën kufitare, pasi kishte ndalim hyrje për pesë vjet në R. Kosovës.

Gjithashtu e dyshuara kishte bashkëpunuar edhe me dy persona të dyshuar meshkuj të cilët i kishin premtuar se do ta ndihmojnë në kalimin e kufirit.

Me urdhër të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit dërgohet në qendrën e mbajtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat