Operacioni “Poliklinika”, arrestohen një shqiptar dhe një serbe

Kronikë e zezë

Operacioni “Poliklinika”, arrestohen një shqiptar dhe një serbe

Më: 10 prill 2019 Në ora: 19:15
Ilustrim

Policia e Kosovës, sot gjatë operacionit “Poliklinika” në Prishtinë, ka dy persona dhe janë sekuestruar disa dokumentacione si prova materiale, ndërsa pas përfundimit të kontrollit, poliklinika është mbyllur nga Inspektorati Shëndetësor i Ministrisë së Shëndetësisë.

Hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e rastit, kanë arrestuar të dyshuarin e parë të rastit A.A., të cilin e kanë shoqëruar në ambientet policore, ndërkohë që është ftuar edhe e dyshuara e dytë  e rastit, L.S., femër e nacionalitetit serb, e cila po ashtu është arrestuar.

Personat e arrestuar në këtë rast dyshohen se kanë kryer vepra penale ku përfshihen falsifikim i dokumentit zyrtar, rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve, mashtrim dhe legalizim i përmbajtjes së rreme.

Të dyshuarit kanë keqpërdorur dokumente, diploma etj., me qëllim që poliklinikën ta licencojnë në Ministrinë e Shëndetësisë.

Pas intervistimit të dy të dyshuarve të arrestuar, prokurori i rastit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e tyre për 48 orë, për procedura të mëtejme sipas ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat