23 aksidente e afër 1 200 tiketa nga dje në Kosovë

Kronikë e zezë

23 aksidente e afër 1 200 tiketa nga dje në Kosovë

Më: 12 prill 2019 Në ora: 08:46
Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur 23 aksidente komunikacioni.

Prej tyre, shtatë kanë qenë me të lënduar, kurse 16 pa lëndime në njerëz.

Sipas raportit policor, në këtë periudhë janë shqiptuar 1193 tiketa trafiku për kundërvajtësit në komunikacion.

Po ashtu, për 24 orë janë arrestuar 16 persona, 11 janë dërguar në mbajtje dhe dy në vuajtje të dënimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat