Përgjaket burgu në Trikala, vdes 66-vjeçari - Bota Sot
Përgjaket burgu në Trikala, vdes 66-vjeçari

Kronikë e zezë

Përgjaket burgu në Trikala, vdes 66-vjeçari

Më: 12 prill 2019 Në ora: 14:06
Trikala

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun e Trikala në Greqi. Një tjetër person ka vdekur, ndërsa ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm.  Një 55-vjeçar shqiptar, i paraburgosur në burgun e Trikalas, me një dënim tetë muaj për hyrje të paligjshme në vend dhe që shumë shpejt do të lirohej ka sulmuar dhe vrarë një 66-vjeçar, shtetas grek.

Sipas të dhënave, në qelinë speciale të pritjes për të sapombërriturit, ku ndodheshin bashkë dy të burgosurit prej një jave situata është tensionuar shumë, e në mungesën e rojeve të burgut, 55-vjeçari i mbajtur për hyrje të paligjshme në vend ka qëlluar për vdekje me thikë të sajuar 66-vjeçarin e dënuar për trafik droge, gjithashtu përdorues.

Një inspektim i jashtëzakonshëm nga Shtëpia e Inspektimit dhe hetimi disiplinor nga Prokurori i Trikalas ka nisur hetimin ndërsa nuk dihen arsyet e ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...