Tension te burgu 313, miqtë e Admir Murataj në protestë

Kronikë e zezë

Tension te burgu 313, miqtë e Admir Murataj në protestë

Më: 12 prill 2019 Në ora: 14:09
Admir Murataj- Aleksandër Murataj

Në burgun 313 në Tiranë, është tensionuar situata nga miqtë e Admir Murataj. Ky i fundit mbeti i vrarë pas grabitjes në Rinas dhe ceremonia e varrimit do të bëhej në Tropojë, aty ku ka lindur.

Për këtë, vëllai i Admirit, Aleksandër Murataj ka kërkuar leje nga burgu për të marrë pjesë në varrimin e vëllait. Por kërkesa e tij nuk është pranuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Kjo ka bërë që situata të tensionohet mes të burgosurve dhe punonjësve të policisë.

Aleksandër Murataj ndodhet në burgun 313 ku vuan dënimin me 16 vite për grabitjen e 2 milionë eurove nga blindat në Rinas, ndërsa për të gjithë grupin në total Gjykata dha 127 vite burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat