Aksident i rëndë në Korenicë të Gjakovës: Një i vdekur dhe katër të lënduar - Bota Sot
Aksident i rëndë në Korenicë të Gjakovës: Një i vdekur dhe katër të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Korenicë të Gjakovës: Një i vdekur dhe katër të lënduar

Më: 12 prill 2019 Në ora: 15:16
Ilustrim

(E plotësuar) Para pak çastesh ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në fshatin Korenicë të Gjakovës.

Lajmin e ka konfirmuar kapitoni i policisë Albin Sahatqia.

“Një person ka vdekur si pasojë e aksidentit ndërsa katër persona tjerë kanë mbetur të lënduar”, tha ai.

Aksident në Gjakovë, humb jetën 40-vjeçari dhe lëndohet një fëmijë

Aksidenti ka ndodhur në mes dy veturave tip “Golf” e “Mercedes”, ku shkaktar i aksidentit dyshohet të ketë qenë shoferi i automjetit “Golf”, tashmë i ndjeri B.M., afër 40 vjeç, i cili ishte me targa të Shqipërisë, përderisa automjeti tjetër “Mercedes” ishte me targa të Anglisë.

Lëndime të rënda trupore ka një fëmijë E.M., i cili është nisur për trajtim të mëtutjeshëm për në QKUK, përderisa personat e tjerë të përfshirë në këtë aksident nuk kanë lëndime të rënda trupore dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Aksident i rëndë në Gjakovë, një i vdekur e gjashtë të lënduar 

Sot me datë 12. 04. 2019 në ora 13:47  në rrugën rajonale Gjakovë – Qafë Morinë në fshatin Korenicë ka ndodhur një aksident i rëndë i komunikacionit në mes të dy automjeteve të udhëtarëve.

Si pasojë e aksidentit të komunikacionit një qytetar i SH/Shqipërisë ka humbur jetën, kurse janë lënduar gjashtë persona tjerë të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal të Gjakovës për tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes janë ndalur të gjitha njësit relevante Policisë Rajonale të Gjakovës dhe në bashkëpunim me prokurorinë e Shtetit po merren masat e nevojshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...