Edhe një aksident të rëndë, pesë të lënduar në Skenderaj

Kronikë e zezë

Edhe një aksident të rëndë, pesë të lënduar në Skenderaj

Më: 12 prill 2019 Në ora: 15:51
Ilustrim

Pesë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku mes dy veturave në Skenderaj.

Lajmi është konfirmuar nga Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.

“Një aksident trafiku me lëndime ka ndodhur sot rreth orës 13:00,  në mes dy veturave civile në Skenderaj, si pasojë e aksidentit pesë persona kan kërkuar tretmanin mjeksor në QKMF në Skenderaj”, tha Avni Zahiti.

Kujtojmë, se pak më parë ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet në rajonin e Gjakovës. Nga ky aksident ka humbur jetën një 40 vjeçar – shtetas i Shqipërisë dhe janë lënduar gjashtë të tjerë në mesin e tyre rëndë është i lënduar edhe një fëmijë.

Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat