Aksident në mes trenit dhe veturës në Drenas, lëndohet një person - Bota Sot
Aksident në mes trenit dhe veturës në Drenas, lëndohet një person

Kronikë e zezë

Aksident në mes trenit dhe veturës në Drenas, lëndohet një person

Më: 14 prill 2019 Në ora: 12:42
Ilustrim

Të shtunën në Drenas ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një tren i cili transportonte xehe

Rasti ka ndodhur pasditen e së shtunës në fshatin Çikatovë e Vjetër në Drenas, ku si pasojë e aksidentit vozitësi i automjetit ka pësuar lëndime trupore. Fillimisht ai ka marrë tretman mjekësor në qendrën shëndetësore në Drenas, e më pas është dërguar për trajtim të mëtejmë mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Pas tretmanit mjekësor në QKUK i lënduari është liruar për në shtëpi, ndërkaq rasti është iniciuar dhe mbetet nën hetime, bën të ditur policia.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...