Policia jep detaje për të miturën nga Lipjani që ra nga kati i pestë

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për të miturën nga Lipjani që ra nga kati i pestë

Më: 14 prill 2019 Në ora: 12:43
Ilustrim

Të shtunën është raportuar se një vajzë e mitur ka rënë nga kati i pestë i një ndërtese në Lipjan. Lidhur me këtë rast, policia ka dhënë detaje

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Lipjan, ndërkaq policia bën të ditur se ky rast po cilësohet si lëndim aksidental.

“Raportohet se viktima moshë e mitur femër  K/Shqiptare, aksidentalisht ka rënë nga kati i pestë i një objekti kolektiv të banimit”, thuhet në raporton 24 orësh të policisë.

Bëhet e ditur se viktima fillimisht ka marrë trajtim mjekësor në qendrën shëndetësorë-Lipjan,  e më pas dërgohet në trajtim të mëtejme mjekësor në QKUK, sipas mjekut kujdestar gjendja shëndetësore e viktimës është stabile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat