Një 43-vjeçar është vënë pranga sot në Fushë-Arrëz, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij të moshuar.
Policia bën të ditur se në pranga ka përfunduar shtetasi Vladimir Kola, i cili për motive ende të pazbardhura ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.
Mësuar se ngjarje ka ndodhur në fshatin Fierz të Fushë-Arrëzit, ndërsa e moshuar ka marrë hematoma në trup për shkak të goditjeve të forta nga djali i saj. Arrestimi i 43-vjeçarit është bërë pas denoncimit të ngritur nga familjarët.
Ndaj shtetasit Vladimir Kola rëndon akuza për veprën penale “Dhunë në familje”. Ndërsa grupi hetimor kanë nisur punën për dokumentimin e plotë të rastit dhe zbardhjen e arsyeve se përse është ushtruar dhunë ndaj të moshuarës.