Aksident trafiku në Vushtrri, pesë persona të lënduar - Bota Sot
Aksident trafiku në Vushtrri, pesë persona të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident trafiku në Vushtrri, pesë persona të lënduar

Më: 15 prill 2019 Në ora: 15:24
Foto ilustrim

Pesë persona janë lënduar pas një aksidenti që ka ndodhur të dielën në mes dy veturave në fshatin Bequk të Vushtrrisë.

Policia bën të ditur se aksidenti ka ndodhur në mes të dy veturave, ndërkaq të lënduarit ishin pasagjerë.

“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave civile me ngasës meshkuj K-Shqiptarë. Si pasojë e aksidentit dy ngasësit dhe tre pasagjerë kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës”, thuhet më tej në raportin e policisë së Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...