Aksident i rëndë në Prishtinë, lëndohet një person - Bota Sot
Aksident i rëndë në Prishtinë, lëndohet një person

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Prishtinë, lëndohet një person

Më: 18 prill 2019 Në ora: 22:16
Pamje nga aksidenti

Një aksident trafiku ka ndodhur në mbrëmjen e së enjtes, në Prishtinë.

Dy vetura janë ndeshur me njëra-tjetrën në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, pranë selisë qendrore të partisë së kryeministrit Ramush Haradinaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Si rezultat i aksidentit, një person ka mbetur i lënduar, ka bërë të ditur një dëshmita.

Një ambulancë ka mbërritur shpejt në vendin e ngjarjes, për t’i dhënë trajtim mjekësor të lënduarit, që ndodhej në njërën nga veturat.

Veturat e përfshira në aksident kanë pësuar dëme të konsiderueshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...