Bie nga lartësia, 60-vjeçari humb jetën rrugës për në spital - Bota Sot
Bie nga lartësia, 60-vjeçari humb jetën rrugës për në spital

Kronikë e zezë

Bie nga lartësia, 60-vjeçari humb jetën rrugës për në spital

Më: 19 prill 2019 Në ora: 10:41
Ilustrim

Një person ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta, mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Saukut në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9 të mëngjesit, e sipas komunikatës së policisë, 60-vjeçari F.Z. ka rënë nga lartësia në një objekt në rikostruksion, i cili teksa po transportohej për në spital ka ndërruar jetë.

Policia ka shkuar në vendngjarje për të kryer hetimet, ndërsa deri më tani nuk dihet nëse viktima ka qenë punonjës, i cili mund të ketë humbur jetën si pasojë e mosrespektimit të rregullave të sigurisë në ambientin e punës, apo jo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...