Përplasen dy makina në Lushnjë, 7 të plagosur, mes tyre 3 fëmijë

Kronikë e zezë

Përplasen dy makina në Lushnjë, 7 të plagosur, mes tyre 3 fëmijë

Më: 21 prill 2019 Në ora: 21:40
Foto ilustruese

Raportohet se një automjet tip “Benz” është përplasur me një mjet “Toyota Yaris” dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur 7 persona.

Më konkretisht, mjeti tip “Tojota Yaris” me targa AA 475 UD  është përplasur kokë më kokë me një “Benz” me targa  AA 497 EB.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar shtetasi F.M dhe pasagjeri në automjetin tip “Benz”, shtetasi I.Q si edhe shtetasi A.P dhe pasagjerët në mjetin tip “Toyota” shtetasja A.P dhe 3 fëmijë të mitur 5, 7 dhe 13 vjeç.

Nga raportimet mësohet se më e rëndë paraqitet situata e vajzës 13-vjeçare, me inicialet K.P.

Të plagosurit ndodhen në Reanimacionin e Spitalit të Lushnjës nën kujdesin e personelit mjekësor.

Policia po kryen veprimet e para hetimore dhe dyshohet se aksidenti ka ardhur nga pakujdesia e drejtuesve të mjeteve në daljen nga kthesa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat