E rëndë/ Një orë pas lindjes, nëna 25-vjeçare ndërron jetë në spital

Kronikë e zezë

E rëndë/ Një orë pas lindjes, nëna 25-vjeçare ndërron jetë në spital

Më: 22 prill 2019 Në ora: 15:15
Ilustrim

Mësohet se vajza 25 vjeçare ka humbur jetën, vetëm një orë pas operacionit të lindjes.

Sipas burimeve të “Panorama”  dyshohet se vajza ka pësuar arrest kardiak dhe ka ndërruar jetë. Ndërkohë që fëmija e saj është në gjendje të mirë shëndetësore.

Mësohet se vajza e re ishte banuese në qytetin e Cërrikut dhe ishte e martuar prej 10 muajsh.

Familjarët kanë akuzuar mjekun për neglizhencë gjatë ndërhyrjes. Ndërkohë që kjo ngjarje po hetohet nga Policia e Elbasanit, e cila ka ngritur një grup të posaçëm për verifikuar shkaqet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat