Dy persona të lënduar nga aksidenti në rrugën ‘Agim Ramadani’

Kronikë e zezë

Dy persona të lënduar nga aksidenti në rrugën ‘Agim Ramadani’

Më: 22 prill 2019 Në ora: 20:48
Pamje nga vendi i ngjarjes

Nga aksidenti i cili ndodhi në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë, dy persona kanë mbetur të lënduar.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për lajmi.net se të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 20:00 në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjetesh. Në këtë aksident lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë ajo.

Me rastin në fjalë po merret njësiti i trafikut.
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat