Sot shpallet aktgjykimi për Liridon Uruqin, i akuzuar për vrasjen e Fatlind Arifit - Bota Sot
Sot shpallet aktgjykimi për Liridon Uruqin, i akuzuar për vrasjen e Fatlind Arifit

Kronikë e zezë

Sot shpallet aktgjykimi për Liridon Uruqin, i akuzuar për vrasjen e Fatlind Arifit

Më: 23 prill 2019 Në ora: 09:09
Foto

Sot Gjykata Themelore e Gjilanit do të shpallë aktgjykimin për Liridon Uruqin, i cili akuzohet për vrasjen e Fatlind Arifit.

Sot me fillim prej orës 13:00, në Gjykatën Themelore të Gjilanit, do të shpallet aktgjykimi ndaj të akuzuarit Liridon Uruqi.

Siç bëhet e ditur në njoftimin për medie të kësaj gjykate, Liridon Uruqi, është i dyshuar për veprat penale “vrasje” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të armëve”.

Ndryshe, i akuzuari Liridon Uruqi, dyshohet se më 28 korrik të vitit të kaluar në fshatin Bresalc, me veprim të drejtpërdrejt ka privuar nga jeta tani të ndjerin Fatlind Arifi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...