Gjendet një mjet i pashpërthyer në Gjakovë - Bota Sot
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Gjakovë

Kronikë e zezë

Gjendet një mjet i pashpërthyer në Gjakovë

Më: 23 prill 2019 Në ora: 10:16
Ilustrim

Njësiti për deminim i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka bërë shpërthimin e sigurt të një mjeti që ishte gjetur i pashpërthyer në fshatin Jabllanicë të Gjakovës.

Rasti ka ndodhur pasditen e djeshme rreth orës 17:05 minuta.

Fillimisht, policia kishte marrë informatën nga një qytetar se derisa ishte duke pastruar një deponi të mbeturinave ka hasur në një mjet të dyshimtë të pashpërthyer.

Rastit iu janë përgjigjur menjëherë njësitet relevante gjë që solli edhe shpërthimin e mjetit në mënyrë të sigurt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...