Gjendet e vdekur në bregdetin e Durrësit, ja detajet që mund të identifikojnë viktimën - Bota Sot
Gjendet e vdekur në bregdetin e Durrësit, ja detajet që mund të identifikojnë viktimën

Kronikë e zezë

Gjendet e vdekur në bregdetin e Durrësit, ja detajet që mund të identifikojnë viktimën

Më: 24 prill 2019 Në ora: 15:08
Ilustrim

Një grua e moshës 70 vjeç, u gjet e mbytur në plazhin e Durrësit ditën e sotme, pranë lagjes 13.

Sipas njoftimit nga policia e qyteti bregdetar zonja është ende e pa identifikuar, ndaj jepen disa detaje të përshkrimit të viktimës, me flokë të gjata e të thinjura dhe e veshur me rroba të zeza.

Ne breg të detit janë gjetur një shkop, një çantë  ngjyrë e zezë dhe një palë këpucë ngjyrë blu.

Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune – thotë policia teksa shton se po punohet për identifikimin e kufomës dhe shkakun e mbytjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...