Sherr me thika në Përmet, arrestohen 2 persona - Bota Sot
Sherr me thika në Përmet, arrestohen 2 persona

Kronikë e zezë

Sherr me thika në Përmet, arrestohen 2 persona

Më: 25 prill 2019 Në ora: 08:54
Ilustrim

Dy persona janë arrestuar, pasi akuzohen për plagosjen e një 20-vjeçari në Përmet.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, në pedonalen e qytetit. Sipas policisë “shtetasit A.Z., 25 vjeç dhe M.A., 26 vjeç kanë goditur disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit shtetasin V.Xh.”

I plagosuri u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe u sekuestrua një thikë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për hetime të mëtejshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...