I mituri vjedh diamante e ari në një shtëpi

Kronikë e zezë

I mituri vjedh diamante e ari në një shtëpi

Më: 26 prill 2019 Në ora: 10:43
Ilustrim

Një person ka njoftuar në Polici se në rrugën “Bajram Bahtiri”, në Prishtinë se persona të dyshuar e të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij, me ç’rast i kanë vjedhur tri komplete me gur të diamantit në vlerë 3000 euro, një palë rrathë dore në vlerë 400 euro, një palë vathë të arit në vlerë 200 euro si dhe tri unaza te arit ne vlerë 400 euro.

Pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar dhe lokalizuar i dyshuari moshë e mitur, ku është kontrolluar, bastisur shtëpia e të dyshuarit dhe janë gjetur dhe janë konfiskuar si provë materiale disa stoli të arit dhe një çantë të krahut gjithashtu me disa stoli të arit.

Me vendimin e prokurorit, i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes për 24 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat