Konflikt mes të rinjsh, plagoset 17-vjeçari

Kronikë e zezë

Konflikt mes të rinjsh, plagoset 17-vjeçari

Më: 27 prill 2019 Në ora: 09:48
Ilustrim

Një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur gjatë një konflikti me armë në Fushë Mëzez në Tiranë.

Adoleshenti me iniciale J. H., u plagos në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa është dëmtuar me sende të forta 24-vjeçari me iniciale Z.Q.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 në rrugën “Lisi”.

“Dyshohet se autor i dyshuar i plagosjes me armë zjarri në këmbë të 17-vjeçarit dhe dëmtimit të 24-vjeçarit është shtetasi I. E., ku po punohet për kapjen e tij”-raporton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat