Makina përplaset me kamionin

Kronikë e zezë

Makina përplaset me kamionin

Më: 28 prill 2019 Në ora: 15:06
Foto ilustrim

Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Laç – Mamurras në fshatin Gjormë, ku një automjet tip Benz është përplasur me një kamion. Nga përplasja mes dy mjeteve ka mbetur i plagosur shoferi i Benzit, 57-vjeçari me iniciale S.T.

Ai është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe po merr trajtimin mjekësor. Shkaqet e aksidentit janë të paqarta, teksa në vendngjarje kanë shkuar hetuesit për të zbardhur dinamikën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat