Një muaj paraburgim për personin që shkaktoi dhunë në familje

Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim për personin që shkaktoi dhunë në familje

Më: 30 prill 2019 Në ora: 11:37
Foto ilustruese

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj të pandehurit E.T për shkak të veprës penale dhunë në familje.

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri E.T ka kryer veprën penale e cila i vihet në barrë pasi ka ushtruar dhunë ndaj të dëmtuarës M.R.

Gjykata ka konstatuar se është përmbushur kriteri nga neni 187 par.1 nën. par.1.1 dhe 1.2  pika 1.2.1., 1.2.2, dhe 1.2.3 të KPRK-së, si kusht i veçantë për caktimin e masës së paraburgimit, në mënyrë që të zhvillohet procedura penale pa pengesë në sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë, në parandalimin e përsëritjes së veprës penale dhe nëse i pandehuri gjendet në liri mund të ndikojë në rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në të dëmtuarën-dëshmitarët.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat