I shkaktuan lëndim të rëndë trupor, një muaj paraburgim për të dyshuarit

Kronikë e zezë

I shkaktuan lëndim të rëndë trupor, një muaj paraburgim për të dyshuarit

Më: 30 prill 2019 Në ora: 12:09
Foto

Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurve A.N dhe SH.L..

Të premten rreth orës 18:00 në afërsi të Rekës së Allagës dy të dyshuarit në bashkëkryerje dhe me dashje, me mjet të rrezikshëm i shkaktojnë lëndim të rëndë trupor me dëmtim serioz të dëmtuarit M.N..

Dy të pandehurit dhe një i mitur dalin në vendin e lartcekur dhe me mjete të forta e godasin të dëmtuarin në pjesë të ndryshme trupore duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe duke e lënë në gjendje të rëndë shëndetësore e duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

Me këto veprime të pandehurit A.N dhe SH.L dyshohet se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat